Në Maqedoni nuk ka liri të shprehjes së mendimit të lirë

Maqedonia

Në Maqedoni nuk ka liri të shprehjes së mendimit të lirë

Më: 28 janar 2015 Në ora: 10:05

Maqedonia gjendet gati në terr informativ dhe nuk ka liri të shprehjes së mendimit të lirë.

Kjo konfirmohet në raportin vjetor të Fridom haus, të publikuar sot ku Maqedonia është në grupin e vendeve pjesërisht të lira.

Maqedonia shënon rënie në vlerësim për liritë politike në krahasim me raportin paraprak të kësaj organizate prestigjioze për ndjekjen e demokracisë në botë.

Lidhur me liritë qytetare Maqedonia e mban të njëjtin vlerësim gjegjësisht tresh. Në grupin e vendeve pjesërisht të lira mes tjerash janë Bosnja e Hercegovina, Kosova, Ukraina, Moldova. Nga rajoni në grupin e vendeve të lira janë Serbia, Kroacia dhe Mali i Zi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat