Kuvendi do të debaton sot për ekonomi dhe financa

Maqedonia

Kuvendi do të debaton sot për ekonomi dhe financa

Më: 28 janar 2015 Në ora: 09:54

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë seancën e 34-të, në të cilën në rendin e ditës janë disa ligje në lexim të dytë nga sfera e ekonomisë dhe financave.

Deputetët do të duhet të prononcohen për Propozim-ligjin e plotësuar për toka ndërtimore, ndryshimet e Ligjit për procedurë tatimore, ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për letra me vlerë, të Ligjit për banka dhe të ligjit për procedurë gjyqësore, si dhe për Propozim plotësimet e Ligjit për fondin e sigurimit të depozitave, të gjitha në lexim të dytë.

Në rendin e ditës është edhe Propozim-Ligji për ndryshime të Ligjit doganor, sipas procedurës së shkurtuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat