Memorandum bashkëpunini në mes Komunës së Tetovës dhe UEJL-së

Maqedonia

Memorandum bashkëpunini në mes Komunës së Tetovës dhe UEJL-së

Më: 28 janar 2015 Në ora: 00:42

Në prezencën e mediave sot në komunën e Tetovës u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit në mes Komunës së Tetovës dhe Institutit të mjedisit jetësor dhe shëndetit pranë UEJL-së, nënshkruar nga kryetarja e komunës së Tetovës znj. Teuta Arifi dhe rektorit të UEJL-së z.Zamir Dika. Lëndë e këtij Memorandumi është vendosja e bashkëpunimit midis komunës së Tetovës dhe institutit të mjedisit jetësor dhe shëndetësorë (IMJSH) që funksionon në kuadër të Universitetit të Evropës juglindore, me qëllim, realizimi i plotë i “ Planit aksional për energji të qëndrueshme” obligim i ndërmarrë nga ana e komunës së Tetovës me nënshkrimin e iniciativës Evropiane “Marrëveshje e kryetarëve”. Ky plan aksional parashikon realizimin e studimit rreth emetimit të gazrave ndotës sic janë; C0 dhe CO2, nga ana e sektorit publik dhe atij privat, ku këta rezultate empirike do të ndihmojnë në hartimin e politikave dhe masave preventive kundër ndotjes së ajrit. Vlen të theksohet se përgjatë këtyre dy viteve të fundit komuna e Tetovës ka mbjellur 1500 drunj si dhe 3000 lule duke gjelbëruar hapësirat publike në funksion të uljes së ndotjes.Ky plan aksional do të realizohet me forca të përbashkëta nga Komuna e Tetovës dhe këtij instituti të UEJL-së me qëllim që në një ardhme të afërt qytetarëve të Tetovës t'u ofrohet ajër më i pastër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat