Kezharovski zgjedhet nënkryetar i SHGM

Maqedonia

Kezharovski zgjedhet nënkryetar i SHGM

Më: 28 janar 2015 Në ora: 00:41

Këshilli drejtues i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë ne mbledhjen e fundit të mbajtur me 26 janar njëzëri zgjodhi për nënkryetar të SHGM gazetarin Tomisllav Kezharovski. Kezharovski në Kuvendin e fundit zgjedhor të SHGM, të mbajtur në fillm të dhjetorit vitin e kaluar, u zgjodh anëtar i Këshillit drejtues të SHGM.

Këshilli drejtues poashtu zgjodhi edhe Komisionin për ndarjen e çmimeve të SHGM për vepër jetësore dhe për storie hulumtuese. Ditëve në vazhdim Komisioni do të shpallë konkurs me të cilin do të ftohen gazetarët të paraqiten për shpërblimet gazetareske.

Në mbledhje anëtarët e Keshillit drejtues zgjodhën edhe Komisionin për anëtarësi, për çështje juridike dhe për benificione.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat