Reagim i AD ELEM për pres-konferencën e LSDM-së

Maqedonia

Reagim i AD ELEM për pres-konferencën e LSDM-së

Më: 27 janar 2015 Në ora: 20:21

LSDM-ja në tentim që politikisht të marrë pikë për një periudhë të gjatë paralajmëron kolaps të REK Bitola që aspak nuk po ndodh, ndërsa për këtë dëshmon tërë opinioni i Maqedonisë.

Termoblloku për të cilin flet LSDM-ja është tërësisht funksional teknikisht dhe teknologjikisht dhe i përgatitur që të hyjë në rrjet në pajtim me nevojat e energjisë elektrike në sisitemin elektroenergjitik, citon ELEM në reagim me shkrim të akuzave të sotme nga ana e LSDM-së për katastrofë ekologjike dhe difekt në REK Bitola.

Nga ELEM theksojnë se akoma më pak bëhet fjalë për një gjoja "katastrofë ekologjike" sepse siç theksohet, vaji i turbinës që është në sasi shumë më të vogla nga ato që citohet, tërësisht ndodhet në sistemin e termocentralit dhe nuk ka asnjë lloj kontakti me të punësuarit në kompani dhe as me mjedisin e jetesës, thuhet në reagim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat