Maqedonia do të përfshihet nga një vale e re e të ftohtit

Maqedonia

Maqedonia do të përfshihet nga një vale e re e të ftohtit

Më: 27 janar 2015 Në ora: 19:40

Maqedonia të premten do të përfshihet nga një ciklon i ri i të reshurave të nga Mediterani.

Nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike thonë se Maqedoninë e presin të reshura të vazhdueshme të shiut të cilat do të jenë më intensive në pjesën lindore dhe jugore të vendit.

Në disa vende do të ketë të reshura edhe të borës.

Temperaturat e mëngjesit do të sillen nga -2 deri 5 gradë Celsius ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 2 deri në 11 gradë Celsius.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat