Kryesindikalisti përshëndet hapat për rritjen e cilësisë së arsimit

Maqedonia

Kryesindikalisti përshëndet hapat për rritjen e cilësisë së arsimit

Më: 27 janar 2015 Në ora: 17:56

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi u takua me Drejtorin e Komitetit të sindikatave evropiane për arsim, z. Martin Romer me të cilin biseduan për sfidat në sferën e arsimit në vend dhe më gjërë si dhe situatën e krijuar pas grevës së pjesëshme që realizohet nga SASHK.

Ministri Ademi e njoftojë z. Romer me problemet me të cilat përballet arsimi në përgjithësi dhe me risitë që parashihen në paketën e ligjeve për reformën pedagogjike.

Gjithashtu z. Ademi njoftoi mysafirin edhe me dialogun e realizuar me sindikatën në lidhje me kërkesat e parashtruara nga SASHK në muajn gusht.

Mysafiri në fjalë u njoftua se , prej muajt gusht 2014 e deri më mesin e janarit 2015 janë realizuar takime të përjavshme në mes grupeve punese MASH – SASHK për tema të caktuara dhe disa takime të nivelit më të lartë. Për disa tema janë arritur përafrim të qëndrimeve, kurse për disa tema bisedimet janë në vijim e sipër. Ministri Ademi theksoi në këtë takim se MASH ngelet e hapur për takime me SASHK për të arritur zgjidhje të përbashkët.

Në takim u theksua se, në ndërkohë sa vazhduan bisedimet me SASHK u miratuan edhe pako e ligjeve që kanë të bëjnë me statusin e mësimdhënësit, ligje që për herë të parë miratohen në RM dhe se në fakt me këto ligje bëhet avancimi i statusit të mësimdhënësve me atë që bëhet definimi i politikave të regjistrimit, stimulimit dhe përkrahjes finanasiare të tyre , trajnimit të përhershëm të mësimdhënësve, liçencimin e tyre, zhvillimin profesional dhe të karierës, dhe mbi këtë bazë edhe rritjen e rrogës së tyre. Gjithashtu parashihet që me liçencimin e mësimdhënësit të ketë edhe shtesë në rrogën e tyre prej 50 euro në muaj, që është rreth 13% nga rroga mesatare e mësimdhënësit.

Qëllimi i vetëm i këtyre ligjeve është përmisimi i statusit të mësimdhënësit dhe reformat e përgjithshme në procesin arsimor, ngritja e nivelit të këtij procesi që do të rezultojë domosdoshmërisht me kthimin e dinjitetit të punëtorëve arsimor.

Z. Romer përshëndeti aktivitetet që ndërmerrë MASH për përmirësimin e cilësisë së arsimit në vend dhe kërkoi që të gjitha temat e hapura të diskutohen me partnerët social dhe t`i jepet hapësirë dhe mundësi dijalogut mes MASH dhe Sindikatës .

Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që mënyra më e mirë për tejkalimin e problemeve është kontakti i përbashkët në mes palëve dhe se dialogu është mënyra e vetme për këtë qëllim dhe kjo do të promovonte edhe vlerat evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat