Konferencë: Antisemitizmi dhe diskriminimi ende nuk janë e kaluar

Maqedonia

Konferencë: Antisemitizmi dhe diskriminimi ende nuk janë e kaluar

Më: 27 janar 2015 Në ora: 14:44

Sulmet më të reja në Francë janë dëshmi se antisemitizmi nuk është e kaluar edhe pse këtë vit janë shënuar shtatë dekada nga Lufta e Dytë Botërore dhe holokausti i hebrenjve. Kjo ishte theksuar në konferencën e sotme shkencore "Diplomacia dhe deportimi i hebrenjve nga Maqedonia në vitin 1943", të organizuar nga MPJ-ja, Instituti për histori kombëtare, Klubi diplomatik Shkup, Fondi i holokaustit të hebrenjve nga Maqedonia dhe Qendra memoriale e holokaustit në Maqedoni, ndërsa me rastin e 27 Janarit - u shënua Dita ndërkombëtare për përkujtim të viktimave nga holokausti.

Në prani të korit diplomatik, shkencëtarëve dhe mysafirëve tjerë të shquar, shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Poposki tregoi se Maqedonia i respekton dispozitat e deklaratës së Stokholmit dhe të IKRAM të cilat sot janë aktuale dhe veçanërisht të rëndësishme, thotë, në dritë të paraqitjeve të shpeshta të antisemitizmit, jo tolerancës dhe diskriminimit. Ky forum, potencoi, duhet të japë fotografi të qartë për rolin e diplomacisë në ndriçimin e holokaustit të hebrenjve.

"Obligimi ynë është së bashku të punojmë në vërtetimin e rolit të diplomacisë dhe diplomatët në ato ngjarje që të mundemi gjeneratave të tanishme dhe të ardhshme t'ua prezantojmë fotografinë e vërtetë me qëllim që asnjëherë më shumë të mos lejojmë ngjarje të tilla ose të ngjashme të përsëriten", porositi Poposki.

Me të u dakordua edhe ambasadori i Izraelit në Maqedoni Dan Urijan i cili thotë se diplomatët nëse janë në kohën e vërtetë dhe në vendin e vërtetë mund të bëjnë shumë, mund të shpëtojnë jetë njerëzore.

Pepo Levi kryetar i Bordit udhëheqës të Fondit të holokaustit të hebrenjve në Maqedoni, theksoi se idetë për shkatërrimin e hebrenjve ende ekzistojnë edhe pse bota paguan çmim të madh të luhatshmërisë në kundërshtimin e Hitlerit.

Kryetari i ASHAM akademiku Vllado Kambovski gjithashtu e shprehu nevojën e zgjuarsisë nga ringjallja e projekteve fashiste dhe ekstremiste me ç'rast duhet të merren parasysh faktet historike siç është gjenocidi i hebrenjve.

Ish shefi i diplomacisë së Maqedonisë dhe kryetari i Asamblesë së përgjithshme të KB-së Sërgjan Kerim dha porosi që të tërhiqen udhëzimet e vërteta nga historia e nëpunësve monstruoz dhe gabimet fatale të nacizmit dhe fashizmit.

"Gjenocidi nuk guxon të harrohet, jo vetëm për përkujtim, por edhe si udhërrëfyes ndaj njerëzimit, por para se gjithash ta mbajë njerëzimin e zgjuar nga gjenerata në gjeneratë sepse liria dhe demokracia nuk janë shkaktuar njëherë e përgjithmonë", tha Kerim.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore humbën jetën mbi 50 milionë njerëz, ndërsa është shkatërruar edhe një e treta e popullatës hebraike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat