125 mjekë të përgjithshëm me 0 pacient marrin ka 40 mijë denar në muaj

Maqedonia

125 mjekë të përgjithshëm me 0 pacient marrin ka 40 mijë denar në muaj

Më: 27 janar 2015 Në ora: 11:41

Fondi për Sigurim Shëndetësor ju ndihmon momentalisht mbi 100 mjekëve të përgjithshëm në Maqedoni duke ju siguruar subvencionim të pakthyeshëm mujor prej 40 mijë denarëve.

Kështu bën të ditur për “Zhurnal”, shefja e kabinetit të drejtorit, Rudina Fazliu. “Deri më tani të drejtën e subvencionimit nga ana e Fondit të Shëndetësisë e kanë shfrytëzuar 125 mjek”-tha ajo duke shtuar se nuk ka të dhëna se sa mjek shqiptar janë duke e shfrytëzuar këtë të drejt.“Fondi nuk posedon evidencë të mjekëve dhe ordinancave private në baza nacionale”, theksoi mes tjerash shefja e kabinetit, Rudina Fazliu.

Ndryshe sipas rregullave të Fondit ndihma zgjatë plot 18 muaj dhe ky subvencionim është që mjeku një kohë të jetë më i rehatshëm dhe të afirmohet me punën e vet duke antarësuar sa më shumë pacientë.

Brenda kësaj kohe mjeku ka një garanci nga Fondi se ordinanca e tij për shkaqe financiare nuk do të mbyllet apo të bankrotoj.

Subvencionimi nga Fondi, bëhet për mjek të përgjithshëm që hapin ordinanca të reja private me kontratë me FSSHM ose mjekë që punësohen në ndonjë ordinancë ekzistuese në Maqedoni, me kusht që faksimilin t’a hap për herë të parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat