Spitali i Tetovës nuk është në mesin e pesë spitaleve më të mira

Maqedonia

Spitali i Tetovës nuk është në mesin e pesë spitaleve më të mira

Më: 27 janar 2015 Në ora: 11:00

Qendra Klinike e Tetovës nuk është në mesin e pesë institucioneve më të mira shëndetësore, për vitin 2013.

Renditja është bërë sipas rezultateve që kanë shënuar klinikat dhe spitalet.

Sipas rezultateve, pesë klinikat më të mira janë ajo për gastroenterohepatologji, për vesh, hundë dhe fyt, për kirurgji torakale dhe vaskulare, për sëmundje kirurgjikale “Shën Naum i Ohrit” dhe për psikiatri.

Te grupi i 5 spitaleve më të mira, bëjnë pjesë Spitali Klinik i Shtipit dhe spitalet e përgjithshme në Gjevgjeli, Strugë, Veles dhe Koçan.

Shtëpitë më të mira të shëndetit janë zgjedhur ato në Vallandovë, Shkup, Berovë, Dellçevë dhe Pehçevë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat