Mbledhje të katër komisioneve kuvendore

Maqedonia

Mbledhje të katër komisioneve kuvendore

Më: 27 janar 2015 Në ora: 08:55

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot mbledhje do të mbajnë komisionet për shëndetësi, për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, për transport, lidhje dhe ekologji dhe Komisioni ligjdhënës-juridik.

Propozim - ligji për mjekësi komplementare dhe alternative, në lexim të dytë është pika e vetme për të cilët do të diskutojnë anëtarët e Komisionit për shëndetësi.

Në agjendën e mbledhjes së Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive janë propozim - ligjet për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Avokatin e popullit dhe të Ligjit për procedurë gjyqësore, që të dy në lexim të dytë.

Anëtarët e Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji do t'i shqyrtojnë Raportet vjetore për punën për vitin 2013 të Agjenisë për rregullimin e sektorit hekurudhor për vitin 2014 dhe Raportin për punën e Komisionit rregulaltor për banim për periudhën prej 1 korrikut deri më 31 dhjetor të vitit 2014.

Komisioni ligjdhënës-juridik do të diskutojë për propozim - ligjet për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural, të Ligjit për procedurë tatimore, të Ligjit për letrat me vlerë, të Ligjit për bankat dhe të Ligjit pë Fondin për sigurim të depoziteve, të gjithë në lexim të dytë. Do të diskutohet edhe rreth Propozim - ligjit për mjekësinë komplementare dhe alternative, Propozim - ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Avokatin e Popullit, si dhe Propozim - ligji për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, në lexim të dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat