MASH këmbëngul: Do të testohen të gjithë!

Maqedonia

MASH këmbëngul: Do të testohen të gjithë!

Më: 26 janar 2015 Në ora: 23:36

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qendra e Shtetërore e Provimeve informon se në kuadër të procesit të vlerësimit ekstern të arritjeve të njohurive të nxënësve në vitet e tyre të fundit (të tretë dhe të katërt) në shkollat e mesme, në pajtim me planin e veprimit dhe dinamikën e përcaktuar, sot u testuan gjithsej 8.193 nxënës, në 93 shkolla në 35 komuna në Republikën e Maqedonisë.

“Procesi plotësisht dhe me sukses ka përfunduar në shkollat në Shkup, Makedonski Brod, Bogdancë, Vallandovë, Vinicë, Dellçevë, Kavadarë, Probishtip, Radovish, Demir Hisar, Mavrovë – Rostushë, Likovë, Shtip, Sveti Nikollë, Vrapçisht, Gjevgjeli, Negotinë, Prilep, Ohër, Koçan, Veles, Strugë, Manastir, Krushevë, Kratovë, Qendra Zhupë, Makedosnka Kamenica dhe Kriva Pallankë. Në komunat Strumicë, Kumanovë, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, ku procesi është realizuar pjesërisht, do të përcaktohen termine shtesë për të testuar një pjesë të nxënësve. Në shkollën e vetme të mesme në Dibër, procesi nuk është zbatuar”, thuhet në kumtesën e MASH-it.

Vlerësimi ekstern i arritjeve të gjithsej 20.567 nxënësve në vitet e tyre të fundit (të tretë dhe të katërt), si dhe testimi i objektivitetit të vlerësimit nga ana e 3.923 mësimdhënësve për 2.622 lëndë, do të vazhdojë deri në 31.1.2015. Rezultatet do të publikohen në 2.2.2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat