Global Voices kërkon lirim të menjëhershëm të gazetarit të burgosur nga Maqedonia

Maqedonia

Global Voices kërkon lirim të menjëhershëm të gazetarit të burgosur nga Maqedonia

Më: 26 janar 2015 Në ora: 19:16

Rrjeti i gazetarisë qytetare Global Voices përmes një komunikate ka dënuar sot burgosjen e të punësuarve në media, blogerëve dhe aktivistëve të Internetit. Emrat e aktivistëve të burgosur nga Kina, Bahrejni, Meksiko mes të cilëve edhe emri i gazetarit të burgosur nga Maqedonia, Tomisllav Kezharovski, u përmendën në hapjen e Samitit të Global Voices 2015 kushtuar gazetarisë qytetare në që mbahet në qytetin Cebu, Filipine. Në deklaratë spikatet mbështetja e Global Voices për të burgosurit dhe dedikimi i GV ndaj lirisë së mediave.

Ne, anëtarët e Shoqërisë së Global Voices, kërkojmë lirim të menjëhershme të të gjithë aktivistëve online, të punësuarve në media dhe të blogerëve në botë te cilët janë aktualisht të burgosur nga qeveritë ose nga ekstremistët. Njejtë si këta persona që mbahen peng- shumica që janë shokë dhe kolegë tanë- ne besojmë në të drejtën dhe fuqinë e shprehjes së lirë për të nxitur ndryshime, bashkëpunim dhe për të zgjidhur konflikte. Kjo fuqi nuk mund të realizohet duke mos u mbrojtur liria universale njerëzore që është liria e shprehjes.

Në këtë listë janë vetëm disa persona që vuajnë nga trysnia e ushtruar nga qeveria e tyre ose nga persona të tjerë të fuqishëm në gjendje për të ushtruar forcë të organizuar ushtarake. Ka dhe shumë të tjerë. Ne nuk mund te rimë të heshtur- dhe as ju nuk duhet të heshtni. Ne kërkojmë nga ju të na bashkëngjiteni në kërkesën tonë ndaj të gjithë qeverive ta plotësojnë detyrën e tyre që rrjedh nga Karta Universale e së Drejtave të Njeriut: të mbrojnë dhe respektojnë të drejtat e këtyre individëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat