Poposki- Bushati: Bashkëpunimi i mirë politikë të përcillet edhe në ekonomi

Maqedonia

Poposki- Bushati: Bashkëpunimi i mirë politikë të përcillet edhe në ekonomi

Më: 26 janar 2015 Në ora: 16:04

Maqedonia dhe Shqipëria kanë marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale dhe ndajnë interesa të njëjta në politikën e jashtme në lidhje me bashkëpunimin evropian dhe rajonal, u konstatua në takimin e sotëm në Tiranë midis dy shefave të diplomacive maqedonase e shqiptare.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se bashkëpunimi politik është në nivel të shkëlqyeshëm dhe do të dëshironin që i njëjti me intensitet të njëjtë, të bartet edhe në planin ekonomik. Kjo gjë do të realizohej përmes projekteve konkrete në lidhjen infrastrukturore, rrjetin hekurudhor, energjetik dhe rrugor. Kjo gjë do të nxisë bashkëpunimin tregtar dhe do të rris interesimin për investime.

Poposki e ftoi kolegun e tij në mbajtjen e një mbledhje të përbashkët midis dy qeverive në pjesën e parë të vitit 2015, ku u morën vesh që përgatitjet të nisin nga drejtorët politik duke caktuar masën kohore të mbajtjes së mbledhjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat