MASH: Testi ekstern për maturantët po vijon me sukses

Maqedonia

MASH: Testi ekstern për maturantët po vijon me sukses

Më: 26 janar 2015 Në ora: 14:02

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qendra Shtetërore për Provime informojnë që sot në orën 09:30 filloi zbatimi i procesit të vlerësimit ekstern të arritjeve të njohurive të nxënësve në vitet e tyre të fundit (i tretë dhe i katërt) në shkollat e mesme, konform orareve të shpallura në faqen e internetit prasanjaeksterno.dic.edu.mk, ku ishte shpallur edhe pishina publike me gjithsej 50.400 pyetje në gjuhën maqedonase, shqipe dhe turke, të cilat janë pjesë e testeve për shkollat e mesme drejtimeve të gjimnazeve dhe të arsimit profesional për të gjitha profesionet, drejtimet dhe lëndët.

Sipas informatave prej qendrave të thirrjes, testatorëve dhe vëzhguesve të angazhuar, deri në këtë moment procesi plotësisht dhe me sukses është përfunduar në shkollat e mesme në Makedonski Brod, Bogdancë, Vallandovë, Berovë, Vinicë, Dellçevë, Kavadarë, Probishtip, Radovish, Resnjë, Demir Hisar, Mavrovë-Rostushë dhe Likovë, ndërsa në fazën e finalizimit të procesit janë shkollat në Shtip, Sv. Nikollë, Vrapçisht, Gjevgjeli, Negotinë, Prilep, Ohër, Koçanë, Ilinden, Strugë. Manastir, Krushevë, Kratovë, Makedonska Kamenica dhe Kriva Pallankë.

Gjithashtu, procesi ka nisur me sukses dhe është në fazën përfundimtare në të gjitha shkollat e mesme në territorin e qytetit të Shkupit.

Në komunën e Strumicës procesi kryesisht është përfunduar në në SHMK "Jane Sandanski" dhe SHMK "Nikolla Karev", ndërsa, për shkak të mungesës së testatorëve në SHMK "Dimitar Vllahov", për nxënësit e kësaj shkolle do të sigurohen termine shtesë për testim. Procesi pjesërisht realizohet edhe në shkollat e mesme të komunës së Kumanovës, Tetovës, Gostivarit dhe Kërçovës.

Procesi i vlerësimit ekstern të arritjeve të gjithsej 20 567 nxënësve në vitet e tyre të fundit (viti i tretë dhe i katërt) në 98 shkolla të mesme, si dhe vlerësimi i objektivitetit të 3.923 mësuesve për 2.622 lëndë, filloi sot dhe do të vazhdojë deri me 30 janar. Rezultatet do të publikohen më 02.02.2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat