Qendra e Korrektimit në Tetovë shërben sot për përleshje të qenve

Maqedonia

Qendra e Korrektimit në Tetovë shërben sot për përleshje të qenve

Më: 26 janar 2015 Në ora: 13:37

Lajmi për abuzimin seksual të një mituri në Qendrën e Ndëshkimit dhe Korrektimit “Tetovë”, në ambientet e saj në Veles, ka ngritur çështjen e objektit të braktisur të kësaj qendre në Tetovë.

Objekti është djegur pas konfliktit të vitit 2001 dhe që atëherë është kthyer në stallë kafshësh, por shpesh edhe në arenë ku persona të pandërgjegjshëm organizojnë përleshje të qenve, raporton "Zhurnal".

Nuk dihet pse autoritetet kanë hequr dorë nga ky objekt, kur rikonstruktimi i tij mund të jetë më pak i kushtueshëm sesa ndërtimi i një objekti të ri.

Që atëherë kur objekti në Tetovë është dëmtuar, të miturit delikuent janë transferuar në Burgun e Shutkës dhe më pas në Veles.

Pritet pas disa muajsh që të miturit delikuent të transferohen në një objekt të ri në fshatin Vollkovi të Gostivarit.

Ndërkohë, në ambientet e Qendrës së Ndëshkimit dhe Korrektimit “Tetovë”, në Veles, është raportuar sot për një tjetër rast të abuzimit seksual me një të mitur, i cili nuk ishte denoncuar nga shefi Zhivko Andonovski.

Më herët, në po këtë qendër, janë shënuar edhe disa raste abuzimi seksual me të mitur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat