Në Manastir u shpohen gomat inspektorëve të DAP-it

Maqedonia

Në Manastir u shpohen gomat inspektorëve të DAP-it

Më: 26 janar 2015 Në ora: 11:46

Pakënaqësia nga kontrollet e shumta të inspektorëve në lokalet ku shërbehet ushqim dhe pije, ka bërë që persona ende të paidentifikuar të dëmtojnë makinat e Drejtorisë së të Ardhurave Publike.

Gjatë natës së djeshme, janë shpuar gomat e 6 makinave të parkuara përpara godinës së DAP-it në Manastir.

Dyshimet janë se “hakmarrja” pason aksionin e kontrolleve në lokalet në Manastir, Prilep, Resnjë, Demir Hisar dhe Makedonski Brod.

Ky është incidenti i dytë këtë vit, pas atij në Ohër, ku persona keqbërës dëmtuan gjithashtu makinat e DAP-it.

“Këto incidente na bëjnë me dije se në ato zona ku ushtrojmë kontrollet, punojnë biznese që duam të shmangin tatimin, për ç’gjë do të rrisim kontrollet”, thuhet në deklaratën e DAP-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat