Sot në shkollat e mesme testi ekstern për maturantët

Maqedonia

Sot në shkollat e mesme testi ekstern për maturantët

Më: 26 janar 2015 Në ora: 11:16

Në shkollat e mesme sot zhvillohet vlerësimi ekstern për nxënësit maturantë.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës bëri me dije të shtunën se në periudhën prej datës 26 deri më 30 janar do të bëjnë vlerësimin ekstern të nxënësve të viteve të fundit (të tretë dhe të katërt) në shkollat e mesme, sipas orareve publikuar në faqen e internetit: prasanjaeksterno.dic.edu.mk.

Në këtë faqe janë publikuar gjithsej 50.400 pyetje në gjuhën maqedonase, shqipe dhe turke, të cilat do të jenë pjesë e testit për shkollat e mesme dhe të arsimit profesional për të gjitha profesionet, drejtimet dhe lëndët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat