Debatet në Kuvend, deputetët nuk pranojnë argumentet e tjetrit

Maqedonia

Debatet në Kuvend, deputetët nuk pranojnë argumentet e tjetrit

Më: 26 janar 2015 Në ora: 10:56

Opozita ka rritur pjesëmarrjen në punën e Kuvendit gjatë muajit dhjetor, thotë raporti mujori i Institutit të Demokracisë “Societas Civilis”.

Sipas raportit nga monitorimi i punës së Kuvendit, deputetët në dhjetor kanë shtuar debatet, por megjithatë çdonjëri ka ngelur, siç thuhet, në llogoret e veta.

Raporti vëren se reforma në arsim ka provokuar më shumë diskutime mes deputetëve, gjë që reflektohet te numri i replikave dhe kundër-replikave.

Raporti konstaton se debati rreth disa ligjeve ka qenë përgjithësisht i dobët.

“Deputetët nuk treguan interes dhe as gatishmëri të ndryshojnë mendim për shkak të argumenteve cilësore që u paraqiten në seancat e monitoruara, marrë parasysh se asnjë nga deputetët nuk ndryshuan pozicion. Një pjesë e madhe e deputetëve, në diskutimet e tyre, as që u janë referuar argumenteve të parafolësve”, thuhet në raport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat