Moti deri të enjten do të shoqërohet me vranësira dhe me reshje lokale të borës.
Në viset më të larta parashihen reshje shiu dhe bore,ndërsa në pjesët juglindore të vendit vetëm shira.
Reshje më të dendura të borës priten të premten dhe gjatë fundjavës.
Sot moti pritet të jetë me shi dhe në disa vise me borë.
Temperaturat maksimale do të lëvizin në intervalin 2 deri 8 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbretërojë mot i ngjashëm, me erë që do të fryjë nga veriperëndimi.
Temperatura maksimale në Shkup do të jetë 4 gradë Celsius. Gjatë natës në kryeqytet priten reshje të borës.