Më shumë se 1000 gra në Spitalin e Çairit kanë lindur me prerje Cezariane

Maqedonia

Më shumë se 1000 gra në Spitalin e Çairit kanë lindur me prerje Cezariane

Më: 26 janar 2015 Në ora: 00:27

Drejtori i Spitalit Gjinekologjik “Nënë Tereza” në Çair, doktor Mendu Jegeni, deklaron për “Zhurnal" se mbi 1000 gra shtatëzëne i kanë lindur foshnjat e tyre me prerje cezariane vetëm gjatë vitit 2014-të.

Ai thotë se gjithmonë përpara operacionit gjinekologu ia sqaron shtatzënës arsyen se përse konsideron se lindja duhet të kryhet me operacion.“Ka raste kur është e pashmangshme që një grua të lind me operacion për të siguruar mirëqenien e gruas dhe të bebes, prandaj është mirë që shtatzënat te jenë të informuara se çfarë ndodhë gjatë lindjes me operacion”-thotë Jegeni.

Mjeku shqiptar thotë se arsyet se përse lindja duhet të kryhet me operacion janë të ndryshme.” Nëse shtatzënia është me binjakë, nëse shtatzëna ka probleme me kanalin e lindjes; nëse bebja është shumë e madhe për kanalin e lindjes etj, etj”, shprehet, Jegeni duke shtuar se më këtë interevenim parandalohen edhe gjakëderdhje në kokë dhe invaliditete të ndryshme tek foshnjat e sapolindura që dikur moti te shqiptarët kanë lindur shumë fëmij me defekte.

Ndryshe, prerja Cezariane është lindja e bebes përmes prerjes që bëhet në barkun dhe mitrën e shtatzënës. Normalisht, që lindja me operacion bart më shumë rreziqe se sa lindja vaginale.

Nënat të cilat lindin me operacion ka më shumë gjasa që të kenë infeksion, gjakrrjedhje, më shumë dhimbje pas lindjes, duhet të rrinë më gjatë në spital. Gratë të cilat lindin me rrugë vaginale lëshohen në shtëpi ditën e nesërme pas lindjes

Shifrat flasin se në Maqedoni dekadën e fundit pjesa më e madhe e grave lindin foshnjat e tyre me prerja Cezariane.

Dikur para 30 viteve nënat shqiptare në Maqedoni në 95 përqind të rasteve, kanë lindur foshnjat në mënyrë normale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat