Deputetët torbesh ngjiten lartë në VMRO, iu kthejnë shpinën shqiptarëve

Maqedonia

Deputetët torbesh ngjiten lartë në VMRO, iu kthejnë shpinën shqiptarëve

Më: 25 janar 2015 Në ora: 22:06

Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së në mbledhjen e mbrëmshme të rregullt ka zgjedhur Nora Ismajllovska dhe Fatmir Imerovskin si anëtar të rinj të Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së.

Bëhet fjalë për dy deputetë torbesh nga rajoni i Strugës dhe Dibrës që faktorizohen aq lartë në hierarhinë e partisë më të madhe maqedonase në pushtet, VMRO-DPMNE.

Me këtë sipas analistit, Alajdin Demirit, deputetët torbesh përfundimisht largohen nga partitë shqiptare dhe i bashkangjiten partisë së kryeministrit për shkak të ofertës më të mirë. Mirpo analistët paralajmërojnë shqetësimin se në zgjedhjet e ardhshme komunale në Strugë, kandidati i VMRO-DPMNE-së do të jetë fitues i sigurt me votat e torbeshëve.

Ndryshe në përbërjen aktuale të deputetëve të VMRO-DPMNE-së nga rajoni i Strugës dhe Dibrës janë tre deputetët torbesh(maqedonas musliman).

Partitë shqiptare të përfaqsuara në Parlament nga këto dy qytete, kanë vetëm një deputet shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat