MPJ organizoi punëtorinë për të drejtat e njeriut në Mavrovë

Maqedonia

MPJ organizoi punëtorinë për të drejtat e njeriut në Mavrovë

Më: 25 janar 2015 Në ora: 20:26

“Roli dhe përvojat komparative në zbatimin e qasjes së integruar gjatë implementimit të obligimeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut” ishte tema e punëtorisë që sot dhe dje u mbajt në Mavrovë, të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme në bashkëpunim me Zyrën për koordinator rezident të KB­ve në Republikën e Maqedonisë.

Punëtoria ishte e dedikuar për anëtarët e trupit ndër dikasterial për të drejtat e njeriut. Në manifestim fjalim mbajti ministri Nikolla Poposki i cili udhëheq me Trupin ndërresor për të drejtat e njeriut ku marrin pjesë sekretarët shtetëror të ministrive dikasteriale, drejtor të agjencive relevante dhe kryetar të trupave të pavarur nacional për të drejtat e njeriut.

Poposki e theksoi rëndësinë e temës kushtuar mënyrave për plotësimin e obligimeve ndërkombëtare nga fushat që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, ndërsa u përqendrua edhe në punën e deritashme të Trupit ndër dikasterial për të drejtat e njeriut, si dhe në obligimet e ardhshme dhe mundësit për përforcimin e tij të mëtejshëm.

Krahas tij, fjalim mbajti edhe Luiza Vinton koordinatore rezidente e KB­ve në Maqedoni, Paulo Dejvid, shef i Repartit për ndërtimin e kapaciteteve dhe harmonizimit në Zyrën për Komisariat të lartë për të drejtat e njeriut në OKB në Gjenevë dhe Klod Kan, këshilltar për të drejtat e njeriut në Zyrën e koordinatorit rezident e OKB në Molldavi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat