Tetova qytet i tmerrit, vendin e 3 –të në Maqedoni për aborte

Maqedonia

Tetova qytet i tmerrit, vendin e 3 –të në Maqedoni për aborte

Më: 25 janar 2015 Në ora: 19:49

Tetova zënë vendin e tretë në Maqedoni për numrin e aborteve. Këtë shifër alarmante e jep Instituti për Shëndet Publik, përmes doktoreshës, Elena Kosevska.

Sipas këtij instituti, Tetova renditet e treta gjatë vitit 2013 sa i përket numrit të aborteve spontane dhe ndërprerjes së shtatzënisë me kërkesë të gruas. Për vitin 2014 nuk ka informata zyrtare se sa aborte kanë ndodhur.

Para Tetovës për aborte gjendet kryeqyteti, Shkupi me 2.223 shtatëzani të ndërprera dhe Strumica me 495 aborte.

Specialistët e mjekësisë thonë se për rritjen rekorde të aborteve te gratë shtatzëna dekadën e fundit, si faktor i rëndësishëm është edhe ajri i ndotur në Tetovë nga fabrika Jugohrom.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat