Drogat e reja shkaktojnë gjakëderdhje në kokë dhe infarkte te të rinjët

Maqedonia

Drogat e reja shkaktojnë gjakëderdhje në kokë dhe infarkte te të rinjët

Më: 25 janar 2015 Në ora: 18:20

Në Maqedoni kohën e fundit shqetësim i madh është përdorimi i disa llojeve të drogave sintetike nga ana e të rinjëve deri në moshën 18 vjecare.

Kështu flasin të dhënat e një hulumtimi të bërë nga projekti evropian për atë se sa përodoren drogat dhe alkooli nga gjimnazistët në kryeqendrën tonë.

Rezultatet flasin se vetëm në Shkup gjatë vitit 2012 nga gjithësej 1145 gjimnazist , 8.7 përqind kanë deklaruar se kanë përdorur marihuanë, 3.75 “ekstaza” dhe 1 përqind “amfetamin”. Nga të anketuarit 0.8 përqind kanë konsumuar “kokain“dhe drogë “LSD” dhe 0.9 përqind “heroin”.

Sipas mjekëve specialist konsumimi i drogave sintetike shkakton më së shpeshti rritje të tensionit të gjakut, dëmtim të zemrës dhe gjakderdhje në kokë.

Me këtë po rritet numri i të rinjëve që konsumojnë lloje të ndryshme të drogave që po shkakton telashe të mëdha për një familje.

Fëmijët e varur nga këto droga janë problem i madh për familjen, shoqërin dhe shtetin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat