Mbyllen lokale të njohura në Manastir e Prilep

Maqedonia

Mbyllen lokale të njohura në Manastir e Prilep

Më: 25 janar 2015 Në ora: 17:28

Në periudhën nga 23 deri më 25 janar, nëpunësit policorë nga SPB Manastir në bashkëveprim me inspektorët nga Inspektorati shtetëror i tregut dhe Drejtorinë për të Ardhura Publike kanë kryer aksione të kontrollit në objektet hotelierike në rajonet e stacioneve policore rajonale Manastir, Prilep, Resnje, Makedonski Brod dhe Demir Hisar, ku është kryer kontroll në 28 objekte, kumtoi sot MPB-ja.

Ky aksion i kontrolleve, siç informon MPB-ja, është vazhdim nga kontrolli i zbatuar më 22 janar në territorin e SPB Manastir, me të cilin është kryer kontroll në 16 objekte hotelierike. Në tre prej tyre janë konstatuar parregullsi në punë dhe janë konstatuar kundërvajtje për shumë baza, ndërsa gjoba e përgjithshme për personat juridikë dhe përgjegjës arriti deri në 5.250 euro në kundërvlerë të denarit./Mia

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat