LSDM: “Shkupi 2014” do t’i gëlltas këtë vit 46 milion euro

Maqedonia

LSDM: “Shkupi 2014” do t’i gëlltas këtë vit 46 milion euro

Më: 25 janar 2015 Në ora: 17:19

Partia opozitare maqedonase, LSDM ka publikuar sot të dhëna shqetësuese, ku thuhet se për projektin qeveritar “Shkupi 2014” për këtë vit do të harxhohen edhe 46 milion euro. Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mancevski.

Sipas tij, këto miliona euro të harxhohen për më shumë projekte, edhe atë 18 milion euro për panoramën e Shkupit, 10 milion euro për ndërtesën barok të N.P “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”|, 6.8 milion euro për fasadat e reja në kryeqendrën e Shkupit në stilin barok, 5 milion euro për shadërrvane dhe sheshe, 4.3 milion euro mjete plotësuese për garazhën me kate në “Dame Gruev”, 1.3 milion euro për për shtëpin e qytetit, ashensore për parkingjet dhe projekte të ngjajshme tha mes tjerash nënkryetari i partisë, Mancevski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat