VMRO-DPMNE: Shilegov si klasë e mesme ka piktura në vlerë prej 50.000 euro

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Shilegov si klasë e mesme ka piktura në vlerë prej 50.000 euro

Më: 25 janar 2015 Në ora: 17:17

Petre Shilegov dukshëm të ardhurat e fituara prej burimeve të dyshimta i investon në luks dhe ari, akuzojnë nga VMRO-DPMNE. Ata thuan se sipas listës anketuese të Petre Shilegov, jo vetëm që ka blerë ora dore, ari dhe stoli në vlerë prej 130.000 euro, por ka blerë edhe piktura në vlerë prej mbi 50.000 euro.

“ Supozojmë se shtëpia e Shilegovi i cili deri tash ka paraqitur të ardhura prej 33.000 den në muaj, është shndërruar jo vetëm në artari, por edhe në galeri e arteve. Paramendoni, tek njeriu që veten e llogaritë për klasë të mesme gjenden piktura artistike në vlerë prej 50.000 euro?

Zotëri Shilegov, këto piktura të arritura me një marrëveshje shitblerëse, a i keni blerë me para nga qiraja e pronës që nuk ekziston? Ose zotëri Shilegov, qiraja prej katër firmave në banesën tuaj paguhet në formë të pikturave artistike?” thuan nga VMRO-DPMNE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat