Kritike është gjendja në pjesën jugore të Vardarit

Maqedonia

Kritike është gjendja në pjesën jugore të Vardarit

Më: 25 janar 2015 Në ora: 16:49

Kritike bëhet gjendja në rrjedhjen e poshtme të Vardarit ku kërcënohet rrezik nga derdhja e lumit rreth Demir Kapisë, para grykës, si dhe në drejtim të Gjevgjelisë, kumtoi Trupi koordinues i cili sot ka pasur takim në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve.

Ekipet e të gjitha institucioneve kompetente janë në terren dhe i pastrojnë zonat e vërshuara, ndërsa në pjesët kritike ndërmerren masa parandaluese.

Trupi koordinues rekomandon ndjekje me përkushtim të gjendjes nga ana e të gjitha institucioneve kompetente. Deri te kryetarët e komunave apelojnë që t'i aktivizojnë të gjitha resurset e nevojshme dhe përderisa kanë nevojë të referohen deri te Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Qytetarëve u rekomandohet nëse kanë probleme të paraqiten në numrin falas 195 në Qendrën për Menaxhim me Kriza, ndërsa të gjithë shoferëve vozitje të kujdesshme dhe informim për gjendjen e rrugëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat