Gjeorgjievski: VMRO-PP na censuruan

Maqedonia

Gjeorgjievski: VMRO-PP na censuruan

Më: 25 janar 2015 Në ora: 16:05

Ish kryeministri i Maqedonisë, dhe kryetar i VMRO-PP, për një intervistë për REL, përmendi si arsye humbjen në zgjedhje, censurën mediatike.

Zotëri Gjeorgjievski, në zgjedhjet e fundit parlamentare nuk arritët që të merrni asnjë mandat. Pse ideologjia që e ofruat nuk ishte e mjaftueshme për realizimin e atyre 50.000 votave që i dëshironit?

“ Mendoj se ka një arsye të vetme, e që është censura mediatike ndaj VMRO-Popullore. Unë do të ju përkujtoj se në vitin 2006 partia jonë kishte mbi 100.000 vota dhe pastaj në mënyrë të vazhdueshme kemi qenë partia e tretë politike në bllokun maqedonas, por partia në pushtet VMRO-DPMNE, zgjodhi një stil i cili dukshëm po i sjell rezultate. Ne jemi tërësisht të izoluar prej të gjitha medieve pro qeveritare dhe kur nuk keni fjalë, kur nuk keni çka të tregoni, dukshëm që njerëzit nuk munden të ju dëgjojnë, kjo është arsyeja e parë. Arsyeja e dytë janë shtypjet jo parimore, pagesat jo parimore të njerëzve, dhe deri tek falsifikimi i vet vendvotimeve.”, theksoi Gjeorgjievski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat