Sela cakton Kongresin e partisë, PDSH-në aktuale e quan PMTH

Maqedonia

Sela cakton Kongresin e partisë, PDSH-në aktuale e quan PMTH

Më: 25 janar 2015 Në ora: 14:41

Lëvizja për Ndryshime të PDSH-së, më 21 dhe 22 mars do të mbajë kongresin e gjashtë reformues partiak. Kjo u bë e ditur pas mbledhjes së këshillit qëndror të lëvizjes pë reforma në PDSH-së. Kreu i lëvizjes, Zijadin Sela tha se në kongres do të bëhen ndryshime në statusin e partisë duke kufizuar mandatin e kryetarit dhe duke e kthyer PDSH-në e reformuar në një shtytëse të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.
“Këtu janë njerëzit të cilët nuk u ngutën të bëjnë një kongres shpejt e shpejt, këtu janë njerëzit që ia duan të mirën Partisë Demokratike Shqiptare dhe popullit shqiptar. Është vetëm një fjalë goje të thuash që ne e kemi ruajtur fjalën shqiptare në ndryshimin e subjekteve tjera politike, mirëpo ne duhet të veprojmë për shqiptarët. Prandaj në këtë situatë, partia e Menduh Thaçit, nuk do i referohem më Partia Demokratike Shqiptare atij grupacioni, tani e tutje do i themi PMTH, vrapuan që shpejt e shpejtë të bëjnë kongresin, vetëm e vetëm të ruaj pozicionin e vet të papërgjegjshëm aspak se nuk japin asnjë fije shprese për një pjesë të madhe të popullatës e cila më se 10 vite nuk është e përfaqësuar në institucione”, deklaroi Ziadin Sela, drejtues i Lëvizjes për ndryshime.


Sela me këtë rast ka premtuar se, Lëvzja për reforma në PDSH, në të ardhmen do angazhohet maksimalisht që të rregullojë të drejtat e shqiptarëve me ligj dhe kushtetutë, por në vepër jo vetëm në letër.
“Lëvizja e Partisë Demokratike Shqiptare do të veprojë në rregullimin me Kushtetutë dhe ligje të të drejtave të shqiptarëve dhe në mënyrë paralele do punoj që përfaqësimi i drejtë dhe adekuat mos të jetë vetëm kategori kushtetuese por vepër konkrete”, tha Ziadin Sela, drejtues i Lëvizjes për ndryshime.
Ndryshe, Partia Demokratike Shqiptare, pas përçarjeve që ndodhën brenda saj, vit më parë, gjegjësisht në 12 Tetor, mbajti kongresin e gjashtë të partisë, ku u zgjodh sërish kryetar Menduh Thaçi, ndërsa nuk morën pjesë në këtë kongres, një numër i madh i ish anëtarëve të PDSH-së, që si pasojë e pakënaqësisë nga Thaçi, iu bashkëngjitën lëvizjes së Selës. /alsat-m

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat