Ivanovski: Vendit i duhen shkallë të dyfishta të rritjes ekonomike

Maqedonia

Ivanovski: Vendit i duhen shkallë të dyfishta të rritjes ekonomike

Më: 25 janar 2015 Në ora: 11:15

Profesori universitar Zoran Ivanovski, vlerëson se vendit i duhen thuajse dy shkallë më të mëdha të rritjes ekonomike edhe atë në vazhdimësi.

“Mendoj se përgjithësisht, për t`u ndjerë mbi standardin e qytetarëve, janë të nevojshme nga 5 deri në 6 përqind rritje ekonomike, vite me radhë, bile në një cikël ekonomik.

Rritjen gjithsesi e fryjnë dhe e gjenerojnë investimet, ose të brendshme ose të jashtme.

Por asnjë ekonomi nacionale nuk mund të bazohet vetëm në investime të huaja, sa do që të janë ata të njohura, të mira dhe të sjellin me vete përvoja dhe tregje të reja.

Gjithmonë fokusi duhet të jetë edhe në investitorët vendor, pasi që sa do që të janë të angazhuar ata me investime, aq më të guximshëm do të janë edhe investitorët e huaj për të investuar tek ne.

Prej këtu, vlerësoj se fokusi duhet orientuar në mbështetje të sektorëve ku kemi përparësi komparative dhe mundemi që të përballemi me sfidat e ekonomisë globale.

Përmirësimi i standardit mund të ndjehet nëse në vazhdimësi, pesë deri në gjashtë vite Maqedonia heton shkallë më dinamike të rritjes midis 5.5 përqind dhe 6 përqind”, komentoi Ivanovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat