Gjeorgjievski: LSDM po kryen punën e partive më të vogla opozitare

Maqedonia

Gjeorgjievski: LSDM po kryen punën e partive më të vogla opozitare

Më: 25 janar 2015 Në ora: 10:10

Ish kryeministri i Maqedonisë, Lupço Gjeorgjievski për një intervistë për REL, ndërmjet tjerash theksoi se LSDM-ja opozitare po kryen punën edhe partive më të vogla opozitare në vend.

Prej zgjedhjeve, opozita po e bojkoton punën e Parlamentit. A ka hapësirë për marrëveshje dhe dalje prej krizës politike?

“ Unë vlerësoj se në mënyrë parimore është mirë që partia kryesore opozitare veproi radikalisht, pasi që definitivisht në Maqedoni diçka duhet të ndryshoj, d.m.th. beteja e tyre është beteja edhe e të gjitha partive më të vogla politike, d,m.th. liria e medieve, zgjedhje të rregullta pa hapësirë për falsifikim dhe manipulim.

Nëse arrijnë që ta zgjidhin atë, unë vlerësoj se do të kryejnë punë të madhe.

Me atë që ne dolëm me një deklaratë dhe ku dhamë një hapësirë të vogël, edhe unë vlerësoj se ai është pozicioni fillestar për qeveri komplete teknike për t`u freskuar me ministra eksperte në tre ose katër vende ministrore, me këtë t`i jepet hapësirë edhe qeverisë që të bëjë një hap, megjithatë edhe opozita të bëj hap.

Katër pikat tjera i mbështetëm dhe vlerësojmë se njashtu duhet që të plotësohen, dhe mendojmë se problemi kryesor vjen prej pikës së pestë për qeveri teknike, gjegjësisht qeveri e cila do t`i organizonte zgjedhjet”, theksoi Gjeorgjievski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat