Hasanbegu i Shkupit përmbytet nga ujrat e zeza

Maqedonia

Hasanbegu i Shkupit përmbytet nga ujrat e zeza

Më: 24 janar 2015 Në ora: 19:03

Pas çdo reshje të shiut, banorët e Hasanbegut ballafaqohen me përmbytje të shtëpive të tyre nga ujërat e zeza dhe fekale që dalin nga kanalizimi. Banorët shprehin shqetësimin e tyre për përhapjen e ndonjë epidemie.

“Problemi tek ne është se pas pak të reshurave, ne kemi problem. Nga vetë kanalizimi dalin fekale. Paguam kinse të kemi kanalizim, por na doli puna huq, më shumë dëm i bëmë vetes. Ne vetë mundohemi aq sa mundemi, ankohemi, i mbyllim pusetat, vendosim gur mbi to, në rrugë shtrojmë rërë. Fekalet janë të dëmshme, për ne, për fëmijët, për të gjithë. Ne faktikisht po i thithim ato”, tha Stojan Garvenski.

“Vështirë është kështu në ujë të zi. Kanalizimi kinse për këtë u instalua, por çdoherë fëlliqësirat na mbushin shtëpitë tona. Shumë herë, shumë herë ndodh kështu. Vijnë era të këqija, as dritaret nuk mund t’i hapim. A nuk është turp ky”.

Banorët kërkojnë nga kryetari i Komunës së Gazi Babës të marrë masa për mënjanimin e këtij problemi.

“Në qoftë se nuk marrin masa ne do të shkojmë të organizuar në zyre dhe t’i caktojmë afat kohor 10 ditë. Do të marrim masa dhe do ta ndërpresim këtë lagje nga kanalizimi. Rrugëdalje tjetër nuk ka. I apelojmë të gjithëve edhe BDI-së edhe Safet Nezirit, sepse edhe ai këtu ka jetuar”, u shpreh Xhelal Ameti, banor.

Kreu i Komunës së Gazi Babës Toni Trajkovski ishte i pakapshëm për të komentuar gjendjen e krijuar në këtë lagje pas reshjeve të fundit të shiut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat