Verushevskit i caktohet arresti me burg, akuzohet për armëmbajtje

Maqedonia

Verushevskit i caktohet arresti me burg, akuzohet për armëmbajtje

Më: 24 janar 2015 Në ora: 15:01

Prokuroria ka mohuar raportimet e medieve se ish-shefi i Shërbimit Sekret Zoran Verushevski është arrestuar me dyshimin për pornografi fëmijësh.

Prokuroria saktësoi sot se Verushevski dyshohet vetëm për posedim ilegal të armëve.

Ndërkohë, mësohet se gjykatësi hetues i ka caktuar ish-shefit të Shërbimit Sekret masën 30 ditë arrest me burg.

Verushevski u arrestua mbrëmë, pak para orës 23.

Ai u nxor që mbrëmë përpara gjykatësit hetues dhe prokurorit publik, në lidhje me akuzat që i ngarkohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat