Thaçi bën lutje për shpirtin e Arbën Xhaferit në 67-vjetorin e lindjes

Maqedonia

Thaçi bën lutje për shpirtin e Arbën Xhaferit në 67-vjetorin e lindjes

Më: 24 janar 2015 Në ora: 13:33

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi ka vendosur paraditen e sotme kurora lulesh pranë varrit të ish-Kryetarit të ndjerë Arbën Xhaferi, me rastin e ditëlindjes së tij.

Thaçi shfaqet në fotot që ka dërguar PDSH teksa bën lutje për shpirtin e të ndjerit, në 67-vjetorin e lindjes së tij.

Gjithashtu, Rinia Demokratike Shqiptare sot në sallën sportive të Shkollës së Mesme të Mjekësisë në Tetovë, organizon Turneun në basketboll “Arbën Xhaferi” që tradicionalisht mbahet çdo vit, duke përkujtuar kështu figurën dhe veprimtarinë e ish-kryetarit të ndjerë, Arbën Xhaferi.

Arbën Xhaferi lindi më 24 janar të vitit 1948 dhe u shua më 15 gusht të vitit 2012.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat