Zhernovski bllokon projektin e Gruevskit

Maqedonia

Zhernovski bllokon projektin e Gruevskit

Më: 24 janar 2015 Në ora: 12:45

Komuna Qendër vendosi të mos ndërtojë garazhin në kate, në afërsi të godinës “Nova Makedonija”.

Komuna bëri me dije se Këshilli Komunal ka votuar për ndërprerjen e punimeve të objektit, fillimi i të cilave do të përurohej në vitin 2013 nga kryeministri Nikola Gruevski.

Vendimi është miratuar nga kryetari i Komunës, Andrej Zhernovski, i cili premton se mjetet e këtij projekti do t’i investojë në ndërtimin e shkollave dhe kopshteve.

Komuna ka tashmë projektin për ndërtimin e një shkolle dhe të një kopshti për fëmijë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat