Shilegov: Nuk ka ndodhur në 70 vjet të burgosesh për fjalën që shkruan

Maqedonia

Shilegov: Nuk ka ndodhur në 70 vjet të burgosesh për fjalën që shkruan

Më: 24 janar 2015 Në ora: 11:53

Zëdhënësi i Lidhjes Social-Demokrate Petre Shilegov thotë se dënimi me burg i gazetarit Tomislav Kezharovski, është prova se segmente të caktuara të gjyqësisë kanë dështuar plotësisht.

Në një deklaratë për Plusinfo, zëdhënësi socialdemokrat thotë se të dënosh një gazetar për tekst të shkruar, përbën rikthim të deliktit verbal, që do të thotë të shkosh në burg për një fjalë që thua ose shkruan.

“Pikërisht kjo është ajo që pushteti kërkon të na japë si mesazh. Në 70 vjet histori juridike të Maqedonisë, nuk është burgosur asnjë gazetar për një tekst të shkruar”, tha Shilegov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat