Gruevski: Nuk pranojmë dialog për qeverinë teknike ose zgjedhjet e parakohshme

Maqedonia

Gruevski: Nuk pranojmë dialog për qeverinë teknike ose zgjedhjet e parakohshme

Më: 24 janar 2015 Në ora: 11:02

Kryeministri Nikola Gruevski tha se është i gatshëm të bisedojë me opozitën në lidhje me të gjitha temat e arsyeshme.

I ftuar në emisionin “Jadi Burek”, kryeministri demonstroi vullnet për të dialoguar me LSDM-në, por vetëm për temat që ai i quajti “të arsyeshme dhe të logjikshme”.

“Jemi të gatshëm të bisedojmë me LSDM-në për të gjitha temat e arsyeshme. Duam ta shohim LSDM-në në Parlament. Mund të bisedojmë për çdo të temë të logjikshme, por jo dhe për kërkesa joreale, siç është qeveria teknike ose zgjedhjet e parakohshme. Qytetarët na dhanë mandatin me mbi 200 mijë vota dallim, për të realizuar projektet tona”, tha kryeministri.

Në lidhje me paralajmërimet e LSDM-së për publikimin e aferave, kryeministri tha se LSDM po tenton të vijë në pushtet me anë të fushatës së njollosjes.

“Mbështetja kryesore financiare vjen nga SOROS. LSDM nuk debaton për projekte, sepse nuk ka për çfarë të flasë në lidhje me këtë temë. Ne do të vazhdojmë të investojmë dhe të punojmë për qytetarët, kurse ata le të vazhdojnë me fushatën negative”, tha kryeministri.

* * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * *
Gruevski: Deri dje për SASHK-un si kjo Qeveri nuk kishte tjetër

Kryeministri Nikola Gruevski thotë se Sindikata e Arsimit dhe Shkencës ka sjellje të papërgjegjshme dhe joparimore dhe se zgjedhjet e brendshme janë shkaku që ka ndryshuar brenda natës qëndrimin e saj.

Deklarata e tillë u bë në emisionin “Jadi Burek”, ku kryeministri ishte i ftuar.

Ai tha se Sindikata, deri para disa muajsh, mendonte ndryshe për punën e Qeverisë dhe se tani, pak muaj para zgjedhjeve, “doli me kërkesa joreale”.

“SASHK është sindikata me të cilin deri tani kishim bashkëpunim shumë të mirë, në kuptimin e diskutimit të projekteve. Deri dje kjo sindikatë thoshte se Qeveria ka kaluar pritshmëritë e saj dhe se është përmbushur me shumë sesa ajo ka pritur. Por tani, pak muaj para zgjedhjeve të brendshme, dolën me kërkesa që nuk janë reale”, tha Gruevski.

Ai tha se pikërisht kjo sjellje e papërgjegjshme është shkaku që greva po mbështetet nga vetëm 10 për qind e mësimdhënësve.

“Kemi bërë shumë në arsim deri tani. Kemi rritur pagën minimale që ishte vetëm 7.600 denarë në vitin 2006. Kemi kthyer angazhimin me kontratë në vepër të 7.000 mësimdhënësve, në marrëdhënie të përhershme pune. Kemi nënshkruar marrëveshjen kolektive, për 6 vite me radhë ndajmë libra falas, kemi rritur disa herë pagat dhe kemi ndërmarrë një mori hapash që kanë ndryshuar shumë gjërat”, tha kryeministri.

Qeveria, tha ai, është e hapur për bisedime, por vetëm kur kërkesat janë reale dhe të arsyeshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat