Arrestohet ish-shefi i Shërbimit Sekret të Maqedonisë, Zoran Verushevski (Video)

Maqedonia

Arrestohet ish-shefi i Shërbimit Sekret të Maqedonisë, Zoran Verushevski (Video)

Më: 24 janar 2015 Në ora: 10:00

Policia maqedonase ka arrestuar të premten mbrëma, ish-shefin e Drejtorisë për Zbulim dhe Kundërzbulim (DSK-së) të Maqedonisë, Zoran Verushevski.

Siç raporton Tv Alfa, Verushevski është arrestuar mbrëmë rreth orës 22:30, ndërsa për momentin nuk ka shumë informacione zyrtare në lidhje me arrestimin e ish-kreut të shërbimit sekret maqedonas në kohën e qeverisjes së LSDM-së.

Jozyrtarisht mësohet se Verushevski akuzohet për armëmbajtje pa leje, dyshime për pornografi me të mitur, si dhe disa shkelje të tjera.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme, njoftojnë se sotdo të dalin me informata më të hollësishme për këtë arrestim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat