Gjeorgjievski: Do të votonim për bashkim me Serbinë

Maqedonia

Gjeorgjievski: Do të votonim për bashkim me Serbinë

Më: 23 janar 2015 Në ora: 13:55

Ish kryeministri i Maqedonisë, Lupço Gjeorgjievski për REL theksoi se ekziston një situatë paradoksale ku qytetari maqedonas e mbron identitetin nga grekët dhe bullgarët, ndërsa nga ana tjetër, ndodh serbizimi i Maqedonisë.

“ Kjo gjë më shumë shihet në programin kulturor muzikor të medieve pro qeveritare. Ju keni një situate paradoksale, partia e cila po e bind qytetarin maqedonas se po ia mbron identitetin nga Grekët dhe Bullgarët, nga ana tjetër po bën serbizimin e Republikës së Maqedonisë. Unë vlerësoj se në këtë moment, kemi një serbizim të popullit maqedonas dhe unë vlerësoj se pak mungon që në referendum 80 përqind të votojmë për bashkimin me Serbinë”, theksoi Lupço Gjeorgjievski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat