LSDM: Qeveria, ligj antikushtetues për administratën

Maqedonia

LSDM: Qeveria, ligj antikushtetues për administratën

Më: 25 dhjetor 2014 Në ora: 16:33

Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë akuzoi sot Qeverinë se ka hartuar një ligj antikushtetues për administratën.

Lupço Nikolovski nga kjo parti tha se ligji i administratës është antikushtetues sepse parasheh dënime për administratën, në rastet kur të punësuarit e saj, në afat prej 2 vitesh, nuk japin provimin shtetëror për menaxhim administrativ.

“Nëse nuk e bëjnë këtë, atëherë ata do të degradohen në një vend më të ulët pune dhe do të marrin pagë 10 për qind më të vogël”, deklaroi Nikolovski.

Sipas tij, dënimet parashihen edhe për administratorët që nuk njohin gjuhët e huaja dhe punën me kompjuter.

“Nëse nuk ofrojnë provë në afat prej 2 vitesh se kanë mësuar shkëlqyeshëm gjuhën angleze dhe kompjuterin, do të degradohen dhe do të marrin pagë 10 për qind më të vogël. Këtë që pushteti do ta zbatojë është antikushtetuese dhe antiligjore”, tha Nikolovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat