Nesër temperatura poshtë zeros dhe borë

Maqedonia

Nesër temperatura poshtë zeros dhe borë

Më: 25 dhjetor 2014 Në ora: 16:09

Nga dita e nesërme temperaturat pritet të shënojnë rënie dhe për pasojë nuk përjashtohen as reshjet e dëborës.

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) njoftoi se Maqedonia do të përfshihet nesër nga një masë e ftohte ajrore e cila do të mbërrijë nga veriu me erë të fortë.

Për pasojë, temperaturat do të shënojnë rënie të ndjeshme.

“Reshjet e shiut dhe dëborës do të fillojnë në pjesët perëndimore dhe veriperëndimor, ndërsa gjatë ditës ato do të përfshijnë edhe viset më të ulëta, do të shndërrohen në dëborë dhe do të krijojnë një mbulesë të hollë bore. Në viset malore do të bjerë vetëm dëborë. Reshjet pritet të vazhdojnë edhe gjatë natës”, thuhet në njoftimin e DPHM-së.

Temperaturat e mëngjesit nesër pritet të ulen 7 gradë poshtë zeros, kurse ato gjatë ditës do të lëvizin në harkun nga minus 5 deri në 2 gradë Celsius.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat