Maqedoni, për 9 muaj jepen 1.522 leje për armë

Maqedonia

Maqedoni, për 9 muaj jepen 1.522 leje për armë

Më: 25 dhjetor 2014 Në ora: 14:05

Në 9 muajt e parë të këtij viti Ministria e Punëve të Brendshme ka miratuar 1.522 leje për posedim arme.

Sipas të dhënave që kanë siguruar mediet maqedonase, 1.415 leje janë dhënë për qytetarët dhe 107 për agjencitë private të sigurimit dhe shoqatat e gjuetarëve.

Analiza statistikore thotë se rritja e numrit të lejeve për armë nis në vitin 2009. Deri në vitin 2008, shënohet ulje e ndjeshme dhe numri i tyre është vetëm 140 leje.

Në vitin 2009, kur rritja nis, janë dhënë 352 leje dhe 4 vite më vonë, në vitin 2013, ky numër është 2.469.

Të dhënat e policisë tregojnë se numri më i madh i lejeve për armë janë dhënë në vitin 2004 - gjithsej 7.147, si dhe në vitin 2001 - 8.200 leje.

Mendohet se, në Maqedoni, armë posedojnë rreth 400 mijë qytetarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat