"Vranishkovski", VMRO-PP: SHBA nuk u përfill, por Kisha Ruse

Maqedonia

"Vranishkovski", VMRO-PP: SHBA nuk u përfill, por Kisha Ruse

Më: 25 dhjetor 2014 Në ora: 12:20

VMRO-Popullore përshëndeti nismën e Kishës Ortodokse Maqedonisë për lirimin nga burgu të peshkopit Jovan Vranishkovski.

Pas thirrjes publike të KOM-it drejtuar autoriteteve, për lirimin e peshkopit, VMRO-PP thotë se kjo nismë është e vonuar dhe se ajo duhet të kishte ndodhur shumë kohë më parë.

Partia e ish-kryeministrit Georgievski vëren se reagimi i KOM-it dhe i autoriteteve të tjera pasojnë presionet nga Kisha Ortodokse Ruse.

“VMRO-Popullore ka disa vite që me anë të komunikatave, daljeve për media dhe konferencave për shtyp vlerëson se proceset gjyqësore kundër Vranishkovskit janë të motivuara politikisht. Me këto kualifikime doli para disa muajsh edhe Departamenti i Shtetit, i cili kërkoi lirimin e tij, por Qeveria dhe institucionet kompetente vazhduan të shurdhra, ndërsa tani nën presionin e Kishës Ortodokse Ruse reaguan menjëherë”, thuhet në deklaratën e VMRO-PP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat