2015 - vit i rëndë për ekonominë në Maqedoni

Maqedonia

2015 - vit i rëndë për ekonominë në Maqedoni

Më: 25 dhjetor 2014 Në ora: 12:17

Banka Popullore e Maqedonisë vlerëson se viti 2015 do të jetë vit i rëndë për ekonominë e vendit.

Shenjat për krizën dhe problemet sa i përket buxhetit shtetëror dhe shmangies së deficitit apo rreziqeve të tjera janë shfaqur edhe tani në fund të këtij viti.

Problem për herë të parë është paraqitur edhe aspekti i uljes së rezervave devizore, të cilat gjatë fundvitit shënojnë rritje, për shkak të hyrjes së sasisë së madhe të devizave të huaja nga ana e mërgimtarëve, që vijnë për pushime dimërore.

Rezervat devizore në Maqedoni në muajin nëntor janë zvogëluar për 14 milionë euro në krahasim me muajin tetor, shkruan ina.

Këto të dhëna janë publikuar nga Banka Popullore e Maqedonisë. Sipas bankës, kjo gjendje është si rezultat i transaksioneve të kësaj banke për shërbimet e shtetit dhe intervenimet në tregun devizor. Në muajin tetor, deficiti buxhetor është financuar kryesisht përmes tërheqjes së parave nga llogaria e BPM-së.

Sipas Bankës, gjendja e rezervave shtetërore në fund të nëntor ka qenë 2,4 miliardë euro. Një pjesë e parave të tërhequra kanë përfunduar për financimin e deficitit buxhetor gjatë muajit tetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat