Invalidët e luftës të ” BRANITELLAVE” mbarojnë fakultetin me 0 denarë

Maqedonia

Invalidët e luftës të ” BRANITELLAVE” mbarojnë fakultetin me 0 denarë

Më: 25 dhjetor 2014 Në ora: 09:44

Shumë privilegje për invalidët e luftës dhë fëmijët e “branitellave” për të studiuar në universitetet e shtetit.

Në Universitetin e Shtipit “ Goce Dellçev” invalidët e luftës nuk paguajnë asnjë denar, ndërsa fëmijët e “branitellave” pranohen jashtë kuotës shtetërore dhe nuk paguajnë kofinancim, njofton Zhurnal.

Fëmijët e invalidëve të luftës dhe forcave speciale të Maqedonisë të njohur në popull si “branitella” të gjitha studimet në universitetin e Shtipit “Goce Delçev” i kalojnë me shpenzime minimale. Fakt për këtë është dokumenti zyrtar i konkursit të këtij universiteti.

Në bazë të konkursit zyrtar për vitin akademik 2014-2015 të këtij universiteti që ka të bëjë me selektimin e studentëve kandidatë në pikën 10 dhe 11 shkruan: “Mjetet për participim për invalidët e luftës mbulohen nga buxheti i Republikës së Maqedonisë”, ndërsa në pikën 11 shkruan: “ Pjestarët e forcave të sigurisë ose pjestarit të vdekur të forcave të sigurisë dhe fëmijës së invalidit të luftës nga grupi I deri grupën VII-të, në pajtim me dispozitat e nenit 2 dhe nenit 4 të Ligjit për të drejta të veçanta të forcave të sigurisë dhe familjeve të tyre në Republikën e Maqedonisë në vitin akademik 2013/2014 do të pranohen jashtë kuotës shtetërore pa bërë pagesë për kofinancim në bazë të kushteve për regjistrim të konkursit, mirëpo numri i tyre mund të jetë më së shumti 10 % e studentëve nga numri i përgjithshëm në programin studimor”.

Ndryshe studimet në Maqedoni kohën e fundit janë bërë vështirësi e madhe financiare për prindërit të cilët kanë fëmijë në studime./zhurnal

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat