Todorov: Janë të vaksinuar 96 përqind e fëmijëve

Maqedonia

Todorov: Janë të vaksinuar 96 përqind e fëmijëve

Më: 23 dhjetor 2014 Në ora: 01:00

Vaksinimi më mënyrë të përgjithshme po rrjedh mirë, ndërsa deri në vitin 2018 është paraparë që edhe vaksina e steptokokës të futet në kalendarin e përgjithshëm, theksoi ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov.

“ Ajo është një baterie e shpeshtë, e cila është e njohur për publikun e gjerë, sidomos për ata që kanë fëmijë në kopshte dhe shkolla. Sipas gjitha gjasave kemi dhjetë herë më shumë sasi sesa paraprakisht që jemi furnizuar. Është paraparë që ajo në vitin 2018 të futet në kalendarin e përgjithshëm dhe për këtë arsye tash në mënyrë të shkallëzuar po i rrisim dozat. Ka shumë lloje të streptotokës- gjashtë, shtatë, nëntë, njëmbëdhjetë. Planifikojmë që në vitet 2017-2018 të kemi komplet vaksina për të. Tash do të shikojmë që në mënyrë vullnetare për grupe të caktuara fëmijësh me imunitet të dobët, të i shfrytëzojmë ato”, theksoi Todorov.

Për HPB vaksinën, Todorov informoi se është i nënshkruar një marrëveshje para disa ditëve për furnizim për vitin e ardhshëm.

“Kësaj here u furnizuam me vaksinë dy valence. Tash duhet të nënshkruajmë një tender edhe për vaksina katër valence për ato që duhet të pranojnë ri vaksina”, theksoi Todorov.

Ai vlerësoi se vaksinimi në mënyrë të përgjithshme po rrjedh në mënyrë të suksesshme dhe se 96 përqind e fëmijëve veçse janë të përfshirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat