Xhaferi me deputetët shqiptarë: Fqinjësia, parakusht për në BE

Maqedonia

Xhaferi me deputetët shqiptarë: Fqinjësia, parakusht për në BE

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 16:21

Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferri sot ka realizuar takim me një grup deputetësh të Parlamentit të Republikës së Shqipërisë të kryesuar nga deputeti Alfred Peza, të cilët po qëndrojnë për vizitë zyrtare në vendin tonë.

Zëvendëskryeministri Xhaferri dhe deputetët e parlamentit shqiptarë këmbyen mendime për situatën politike në të dy vendet dhe në rajon, procesin integrues, për projektet që janë në interes të dy vendeve si dhe për temat tjera.

Bashkëbiseduesit konstatuan se marrëdhëniet në mes dy vendeve, Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë janë të mira dhe se ky bashkëpunim i mirë duhet të vazhdojë në të ardhmen.

Zëvendëskryeministri Xhaferri i njoftoi deputetët për prioritetet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, duke u ndalur në projektet që janë në interes rajonal, veçanërisht projektet që lehtëson lidhshmërinë me Republikën e Shqipërisë, si projektet në infrastrukturën rrugore, ndërtimi i korridorit 8, rruga e Arbrit, lidhja hekurudhore, si dhe projekte tjera.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë angazhohet për fqinjësi të mirë me të gjitha shtetet sepse marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal janë parakusht për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, ku synojmë të gjithë, theksoi Xhaferri.

Ai i informoi mysafirët edhe me dinamikën e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe realizimin e reformave që janë të nevojshme për anëtarësimin në strukturat euro-atlantike.

Ndërkohë, deputetët në parlamentin shqiptarë u shprehën të kënaqur nga bashkëpunimi me Maqedoninë në të gjitha sferat. Ata theksuan se ky bashkëpunim i mirë ekziston edhe në mes dy parlamenteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat