Dështimet për në NATO nuk dekurajojnë Maqedoninë

Maqedonia

Dështimet për në NATO nuk dekurajojnë Maqedoninë

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 15:47

Anëtarësimi në NATO mbetet prioritet kryesor i Maqedonisë.

Përcaktimi i tillë u rikonfirmua nga ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski, gjatë takimit me ish-ministrat e Mbrojtjes.

Ai tha se Ministria dhe Qeveria do të vazhdojnë të punojnë në këtë drejtim, me aktivitete për realizimin e reformave dhe për përmirësimin e standardit të pjesëtarëve të ARM-së.

Në këtë kontekst, tha ministri, do të bëjmë pranimin edhe të 250 ushtarëve profesionale.

“Do të vazhdojmë edhe me modernizimin e pajisjeve të ARM-së”, tha ministri.

Maqedonia dështoi të marrë ftesën për anëtarësim në NATO edhe në samitin e shtatorit në Angli.

Por Aleanca ka rideklaruar qëndrimin e saj se Maqedonia mund të pranohet në strukturën e saj sapo të mbyllë kontestin e emrit me Greqinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat